Lajmet

RainmeterHub është një direktorium i shkëlqyer i pamjeve për të rregulluar desktopin tuaj

Jul 7 2014
0 Shpërndarje
RainmeterHub është një direktorium i shkëlqyer i pamjeve për të rregulluar desktopin tuaj

783671678991335970Nëse dëshironi të rregulloni desktopin tuaj me Windows, nuk bëhet më lehtë se me Rainmeter. RainmeterHub është një faqe e re që iu mundëson të shfletoni dhe shkarkoni pamje të reja për desktopin tuaj.

Nëse keni qenë duke kërkuar për një direktorium të organizuar të pamjeve për Rainmerter, atëherë dëshira juaj më në fund mund të thuhet që është realizuar. RainmeterHub është një koleksion i pamjeve të përgatitura nga përdoruesit për lloje të ndryshme të gjërave, të radhitura në kategori dhe të organizuara në një ndërfaqe që është e bukur dhe e lehtë për t’u përdorur. Kjo është faqja që i ka munguar Rainmeter-it për një kohë të gjatë.

Është ende një faqe e re dhe ju mund të paraqitni pamjet tuaja për ta ndërtuar akoma më tepër direktoriumin, por për diçka që ka dalë vetëm disa javë më parë, kjo faqe në fakt ka një bazë mjaft të mirë të të dhënave. Shtypni këtë lidhje për ta provuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>