Harduer

Raketa Grasshopper një hap para për kompaninë SpaceX

Jul 12 2013
0 Shpërndarje
Raketa Grasshopper një hap para për kompaninë SpaceX

SpaceX arriti qiellin me raketën e saj Grasshopper me qëllim të testojë sensorin e tij preciz të navigimit.

Ishte hera e parë që kjo raketë e përdori këtë pajisje navigimi. Grasshopper është një makinë eksperimentale (RLV) që SpaceX dizenjoi për asistim në zhvillimin e raketave të tjera për ripërdorim nga kompania.

Në raketat ekzistuese, një nga pjesët e tyre ndahet nga të tjerat për tu djegur në hapësire, duke harxhuar kështu një pjesë të mirë të materialit dhe të parave.

Për shkak se shumë nga raketat dhe fazat e raketave ose digjen ose gjenden nëpërmjet parashutave dhe një sensor navigimi do të ishte një zgjedhje e mirë për identifikimin e vendndodhjeve të tyre.

Që kur SpaceX kërkoi të zbriste raketën në një pozicion të caktuar prej tij, aty vjen Grasshopper me një pajisje me sensorë që janë të sigurt në gjetjen e vendndodhjes së raketës tipike.

Grasshopper ka shumë punë akoma për të bërë përpara se të ripërdorim këto makineri, por është një zhvillim i rëndësishëm për të ardhur para qëllimit të ripërdorimit dhe identifikimit. (PCWorld Albanian)

raket

Lajmet e fundit>