Harduer

Ralph Lauren po krijon një bluzë teknologjike

Aug 27 2014
0 Shpërndarje
Ralph Lauren po krijon një bluzë teknologjike

ralph-lauren-wearable-2014-08-25-01Lojtarët e US Open do përjetojnë një eksperiencë të re këtë javë, fjalën më të fundit të teknologjisë. Sipas New York Times ajo do të quhet bluza Ralph Lauren’s “Polo Tech”. Kompania po krijon diçka të rehatshme për të veshur por jo vetëm kaq. Këto bluza të veçanta përmbajnë disa fije të holla të përçueshme argjendi dhe disa sensorë të tjerë për të bërë matjen e performancës.

Krijuesi i veshjes tha se ai donte të krijonte diçka të veçantë, ndryshe nga markat e tjera të veshjeve sportive duke eliminuar kompleksitetin. “Ju jeni duke veshur një bluzë normale në pamje të pare, por bluza juaj “e zgjuar” mund të masë ritmin e zemrës të frymëmarrjes apo lëvizjet tuaja.

Këto informacione dërgohen në një smartfon apo kompjuter”, shprehet ai. Por Raulph Lauren nuk mjaftohet me kaq, në planet e saj të ardhshme përfshihet dhe një fustan që përmban sensorë. Këto pajisje do ju ndihmojnë të jeni gjithmonë në dijeni të karakteristikave të trupit tuaj pa pasur nevojën e një doktori. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>