Lajmet

Rama: Dxhitalizimi i sistemit arsimor në Shqipëri do të realizohet me ndihmën e Google

Jun 4 2014
0 Shpërndarje
Rama: Dxhitalizimi i sistemit arsimor në Shqipëri do të realizohet me ndihmën e Google

big_3_qershor._rama_kryeministri_lajmGjatë ceremoninë së nënshkrimit të marrëveshjes Shqipëri-Kosovë për unifikimin e kurrikulës së arsimit parauniversitar, kryeministri Edi Rama deklaroi se dxhitalizimi i sistemit arsimor në Shqipëri do të realizohet me ndihmën e kompanisë Google. “Në ditët në vijim, ne, besoj, do të përfundojmë një marrëveshje me Google-in dhe do të jetë Google që do të marrë përsipër shtrimin e të gjithë “autostradës dixhitale” të sistemit tonë arsimor. Jam i bindur se duke pasur një ndërtues kaq global dhe globalisht të famshëm e të sigurt, ne do të mund të ecim jashtëzakonisht më shpejt se ç’e kishim parashikuar, në rrugën e një rilindjeje të madhe kombëtare për arsimin dhe gjuhën shqipe, në të dy anët e kufirit.” Duke vlerësuar nënshkrimin e “Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Unifikimin e Kurrikulës  së  Sistemit Arsimor Parauniversitar të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”, Rama ndër të tjera deklaroi se sot kemi vendosur një gur themeli, por ndërkohë jemi të sfiduar që, përveç unifikimit që vjen si rezultat i asaj çka njohim tek vetja dhe tek tjetri, të zgjerojmë hapësirat dhe kapacitetet për të njohur më shpejt dhe për të integruar më shpejt, atë që na sjell sot, bota e dijes dhe mbi të gjitha, bota e teknologjisë së re.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në këtë rrugë të bashkimit të sistemit arsimor duhet të synohet dy gjëra njëkohësisht: nga njëra anë, unifikimi, nga ana tjetër, modernizimin; nga njëra anë inovacionin, nga ana tjetër, progresin.  Çka do të thotë se duhet të synojmë gjithë ato praktika, të ngjashme me të tjera realitete që kanë shkuar në këtë drejtim, për arsimin, për kulturën, për fushat e tjera, në funksion të një modernizimi tërësor dhe jo thjesht e në asnjë mënyrë, të një bashkimi mekanik. Kjo marrëveshje u nënshkrua ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, nga ministrat përkatës, Lindita Nikolla dhe Ramë Buja. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>