Lajmet

Rankimi i gjuhëve të programimit sipas popullaritetit

Mar 14 2013
0 Shpërndarje
Rankimi i gjuhëve të programimit sipas popullaritetit

ProgrammingIndeksi mujor “Tiobe Programming Community” që shërben për matjen e popullaritetit të gjuhëve të programimit ka renditur JavaScript në vendin e 11-të, pasi matjet kanë treguar se është shfaqur vetëm në 1.37% të kërkimeve në Internet.

Megjithatë është vënë re se në faqen e famshme për publikimin e kodeve të aplikacioneve të ndryshme “GitHub”, kjo është gjuha dominuese pasi mbulon 21% të kodeve në total.

“Njerëzit duhet të jenë në dijeni të faktit se “GitHub” është një faqe pa pagesë, për këtë arsye përmban një numër të madh projektesh jo tepër të rëndësishëm që nuk mund të merren seriozisht. “Rreth 50% e këtyre projekteve nuk kanë më tepër se 10 000 rreshta kod.” tha Jansen, menaxher i Tiobe.

Tiobe bazon rezultatet e indeksit në interesin që tregojnë për një gjuhë të caktuar inxhinierët e aftë në mbarë botën apo shitësit e dorës së tretë. Gjithashtu për llogaritje më të saktë përdoren edhe motorët e kërkimit si Google, Bing, Yahoo, Wikipedia dhe YouTube.

Më poshtë paraqitet renditja e 10 gjuhëve të programimit sipas popullaritetit të tyre. Vlera në % tregon se sa shpesh janë hasur gjatë kërkimit.

1- Java (18.156%)Programim tabela1

2- C (17.141%)

3- Objective-C (10.23%)

4- C++ (9.115%)

5- C# (6.597%)

6- PHP (4.809%)

7- Visual Basic (4.607%)

8- Python (4.388%)

9- Ruby (2.15%)

10- Perl (1.959%)

Përveç Tiobe përdoret edhe një indeks tjetër mujor për matjen e popullaritetit të një gjuhe programimi të quajtur PYPL.

Llogaritja e tij realizohet duke analizuar sa shpesh kërkohet për tutorialet e një gjuhe të caktuar në Internet. Rankimi i popullaritetit të gjuhëve të programimit sipas këtij indeksi është si më poshtë:

1- Java (27.1%)

2- PHP (14.4%)Programim tabela

3- Python (9.6%)

4- C# (9.5%)

5- C++ (9.4%)

6- C (8.3%)

7- JavaScript (7.3%)

8- Objective-C (6.1%)

9- Visual Basic (3.6%)

10- Ruby (2.7%)

Tags >

programim
Lajmet e fundit>