Analiza

Raport: 2015 nuk pritet të jetë një vit i mirë për Google Glass

Jan 1 2015
0 Shpërndarje
Raport: 2015 nuk pritet të jetë një vit i mirë për Google Glass

sergey-brin-google-glass-8Viti 2014 padyshim nuk ishte një vit i mbarë për Google Glass. Pajisja inteligjente e shtrenjtë, nuk ka mundur të arrijë në një pjesë publiku të madhe. Por sipas një raporti nga CNBC as viti 2015 nuk pritet të jetë i suksesshëm për syzet inteligjente. Përpara se të arrijë në një nivel të kënaqshëm, Glass do të ketë nevojën për ndihmë nga komuniteti i zhvilluesve.

Google tha për CNBC se Glass tanimë përfshin 100 aplikacione, shumë pak në krahasim me iTunes App Store që numëron më shumë se 1.2 milion të tilla. Por shumë kompani mendojnë se nuk ja vlen të ndërtosh aplikacione për Google Glass. Twitter ndaloi së ndërtuari aplikacione për të në muajin tetor.

Dhe Twitter nuk është zhvilluesi i vetëm që hoqi dorë nga kjo gjë. 9 nga 16 zhvillues aplikacionesh, të kontaktuar nga Reuters deklaruan se ata kanë hequr dorë nga përpjekjet e tyre për të krijuar aplikacione pasi askush nuk po i blinte ato. Shumica e tyre janë ankuar gjithashtu për kohëzgjatjen e ulët të baterisë së Glass. Dhe pavarësisht të gjithave Google Glass vazhdon të cilësohet nga publiku i gjerë si një pajisje relativisht e shtrenjtë. Sikur mos të mjaftonin këto, krijuesi i Google Glass Babak Parviz dha dorëheqjen nga Google për të punuar me Amazon. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>