Analiza

Raport: Amazon përgatitet që të largojë Google AdWords

Aug 25 2014
0 Shpërndarje
Raport: Amazon përgatitet që të largojë Google AdWords

amz708aDuke mos qenë të kënaqur thjesht duke udhëhequr me komercializmin elektronik, Amazon ka vendosur që të rris dukshëm biznesin e vet të reklamimit online, duke sfiduar pozicionin e mbajtur për një kohë të gjatë nga Google si top rrjeti i reklamave në Shtetet e Bashkuara. Sipas një raporti në Wall Street Journal që citoi burimet e familjarizuara me çështjen, Amazon është duke zhvilluar një platformë të vendosjes së reklamave që përdor informacionet që tashmë ka grumbulluar nga konsumatorët e vet.

Platforma, e quajtur Amazon Sponsored Links, ishte zbuluar për bashkëpunëtorët e mundshëm reklamues si një program testues që, sipas Journal, pritet të lëshohet në fund të gjysmës së vitit 2014. Raporti më tej deklaron që platforma e re e Amazon-it do të dizajnohet si një sfidë e drejtpërdrejtë për Google AdWords. Ndryshimi do të mund të vendoste një shenjë madhore në perandorinë e reklamave online në vlerë prej 50 miliardë dollarë të Google.

Ju mund ta keni parë një vëzhgim të përqendrimit të ri agresiv të Amazon-it në hapësirën e reklamimit më herët këtë muaj kur reklamat nga Amazon filluan të paraqiten në uebfaqen e Washington Post. Gazeta ishte blerë nga CEO i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, por Bezos e bëri si blerje individuale dhe jo nga Amazon. Në një instancë, lexuesit e vërejtën përgjatë tekstit të një libri të përmendur në një artikull të WaPo, një buton “Buy Now” ishte shfaqur që lidhej me faqen e komercializmit elektronik në Amazon.

Ajo lidhje më pas ishte larguar dhe u shpjegua si një gabim nga stafi mirëmbajtës: sidoqoftë, për disa, kjo ofronte një shenjë të mundshme për përqendrimin e ri të Amazon-it rreth reklamave. Në bazë të disa raporteve, Amazon synon të sigurojë rreth 1 miliard dollarë nga reklamat gjatë këtij viti, por nëse raporti nga Wall Street Journal është i saktë, ai numër do të mund të rritej eksponencialisht në muajt e ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>