Lajmet

Raport: Android KitKat 4.4 fiton 4.1 pikë përqindjeje krahasuar me muajin e kaluar

Jul 10 2014
0 Shpërndarje
Raport: Android KitKat 4.4 fiton 4.1 pikë përqindjeje krahasuar me muajin e kaluar

gsmarena_001 (2)Versioni më i fundi i platformës mobile të Google po tregon një rritje të qëndrueshme sipas raportit për muajin qershor. Android KitKat fitoi 4.1 pikë krahasuar me muajin e kaluar dhe tashmë ka 17.9 % të tregut.

Kjo ka sjellë një rënie të dukshme në çdo version tjetër të vjetër Android duke përjashtuar Android Jelly Bean i cili fitoi 0.6 pikë. Versioni Jelly Bean qëndron në krye të klasifikimit me tre API që përbëjnë një total prej 56.5 % të tregut të pajisjeve Android.

Versionet më të vjetra Android si v2.2 Froyo dhe 2.3 Gingerbread kanë rënë me 0.1 dhe 1.4 pikë respektivisht dhe totali i pajisjeve që mbajnë këto versione janë 14.2 %. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>