Vëzhgim

Raport: Android kryeson, iPhone dyfishon shitjet

May 19 2011
0 Shpërndarje
Raport: Android kryeson, iPhone dyfishon shitjet

Raporti nga Garnter, i lëshuar gjatë të enjtes, tregon që sistemi operativ Android është duke kryesuar, i cili mban vendin e parë me 36% të tregut, i përcjellur nga Symbian me rreth 28%. Por raporti tregoi që Symbian mund të jetë pikë bashkëpunimi në mes të Nokia-s dhe Microsoft-it, kështu që Apple iOS do të mund të zinte vendin e dytë.

Analizat tregojnë një paraqitje jo edhe aq të kënaqshme të telefonave Windows, të cilët panë vetëm disa shitje modeste që arritën në 1.6 milion njësi në çerekun e parë të vitit 2011, pasi që pajisja ishte lëshuar në fund të vitit 2010 dështoi që të përfshihet në parapëlqimet e përdoruesve.

Në sfidën e celularëve, Samsung përjetoi “çerekun e parë të tij të fuqishëm” me rreth 69 milionë njësi të shitura, falë një rryme të reklamimeve dhe një ndërrimi në smartphone-ët Galaxy në fillim të këtij viti.

Apple arriti që të shes 16.9 milionë pajisje iPhone në 90 shtete, shifër kjo e dyfishuar në krahasim me të njëjtën kohë në vitin e kaluar./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>