Lajmet

Raport: Android P debuton më 20 Gusht

Aug 3 2018
0 Shpërndarje
Peppermint, Popsicle, Pancake dhe Pie janë disa prej emërtimeve që besohet se do të ketë Android P. Raport: Android P debuton më 20 Gusht

Sot insajderi i njohur i industrisë Evan Blass i njohur ndryshme me emrin @evleaks në Twitter publikoi një imazh ku shfaqet një kalendar me logon “P” dhe datën 20 Gusht 2018.

Konkretisht kjo është dita kur pritet debutimi i Android P.

Blass shquhet për saktësinë e raportimeve të tij dhe besojmë se i radhës është mëse i vërtetë.

Raportimin e përforcon edhe më tej fakti se edhe në të kaluarën versionet e reja Android ka mbërritur rreth kësaj date.

Vitin e kaluar, Android 8.0 Oreo u zbulua zyrtarisht më 21 Gusht.

Por Google akoma nuk ka konfirmuar asgjë. Android P do të jetë versioni i 9 i sistemit operativ mobil më popullor në botë.

Peppermint, Popsicle, Pancake dhe Pie janë disa prej emërtimeve që besohet se do të ketë Android P.

Ndryshe nga e kaluara ku Google lançonte versionet eksperimentale vetëm për telefonët Nexus dhe Pixel, këtë edhe përdoruesit e OnePlus 6, Essential Phone dhe Sony Xperia XZ2 patën mundësi ta provojnë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>