Lajmet

Raport: Apple do të lançojë Mac Mini-in në muajin tetor

Sep 28 2014
0 Shpërndarje
Raport: Apple do të lançojë Mac Mini-in në muajin tetor

Apple-expected-to-launch-new-Mac-Mini-at-October-eventTetori duket se është muaji më i ngjeshur përsa i përket prurjeve të reja teknologjike. Ne jo vetëm do të shohim Windows 9 e shumëpritur, por ka gjasa që dhe Apple të na prezantojë modelin e ri Mac Mini.

Burime ende të pakonfirmuara janë shprehur për MacRumors se kompania Apple po përgatitet të risjellë një version tërësisht të ri të Mac i cili pritet të përdorë sistemin operativ më të fundit nga Apple. Nuk ka detaje se kush do të jetë karakteristika novatore, por nëse mund ti përdorim modelet e shkuara si bazë, themi se Mac Mini do të vijë me Intel Core M.

Modeli i 2012 përdori procesorët Intel nga Ivy Bridge dhe kushtoi 400 paund. Mac Mini mendohet se është dizenjuar për ata përdorues që aktualisht kanë një monitor, tastierë dhe mouse ekzistues.

Megjithatë iMac i cili ka një procesor më të mirë, grafikë të përmirësuar dhe një ekran 21.5 inç dhe kushton vetëm 200 paund. Padyshim që iMac është një blerje më e zgjuar se Mac Mini. (PCWorld Albanian)

Tags >

AppleMac
Lajmet e fundit>