Analiza

Raport: Apple do të lançojë në 2015-ën gjeneratën e re të iPad Mini

Sep 24 2014
0 Shpërndarje
Raport: Apple do të lançojë në 2015-ën gjeneratën e re të iPad Mini

iPadmini2Sipas një publikimi në Commercial Times, kompania Apple po përgatitet të ndërtojë gjeneratën e re të iPad Mini. Mendohet se ky iPad do të lançohet në tremujorin e parë të 2015.

Në fakt fjalët që qarkullojnë janë tepër kontradiktore pasi para pak kohësh flitej se Apple do të sillte pasardhësin e iPad Air këtë tetor, por që akoma nuk ka një lajmërim zyrtar.

Në raport thuhej gjithashtu se kompania do të hidhte në treg një version 12.9 inç vitin tjetër. Ky model mendohet se do të hyjë në prodhim në tremujorin e dytë të 2015.

Në shkurt të këtij viti, analisti i KGI Security, Ming Chi Kuo u shpreh se Apple nuk do të lançonte as iPad Mini as iPad-in me ekran të madh këtë vit. Ai tha se e gjithë kompania është shumë e përqendruar në krijimin e smartwatch, për të cilën po shfrytëzon të gjitha burimet e mundshme.

Sipas analistëve të teknologjisë, iPad Mini do të ketë të njëjtin ekran dhe rezolucion, por risia do të jetë procesori A8 dhe sensori i njohjes së gjurmëve të gishtave. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>