Analiza

Raport: Apple do të prezantojë serinë e re të iPad në një event më 16 tetor

Oct 4 2014
0 Shpërndarje
Raport: Apple do të prezantojë serinë e re të iPad në një event më 16 tetor

547cf51d9a0798745186d7305bab3f5d08756178Kompania ka në plan të mbajë një event më 16 tetor në Kaliforni sipas një raporti nga Recode, i cili zbuloi dhe eventin e 9 shtatorit të Apple.

Lajmi thotë se kompania në këtë event do përqendrohet në prezantimin e një linje të re të përmirësuar iPad-ësh.

Blogjet kanë cituar se ashtu si iPhone-ët dhe iPad-ët kësaj here do të vinë me një ekran më të madh. Ata do të jenë gjithashtu të pajisur me sensorin e njohjes së gjurmëve të gishtave dhe do të jenë në versionin Gold. Sipas një raporti tjetër nga 9to5Mac javën e fundit, thuhet se kompania po përgatit dhe një linjë të re retinash iMac.

Ky event pritet të jetë dhe momenti kur Apple do të lançojë dhe të shumëpriturin OS X Yosemite, sistemin e ri operativ për kompjuterët Mac i cili si fillim u prezantua në eventin WorldWide Developers Conference në qershor. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>