Harduer

Raport: Apple ka probleme me prodhimin e ekraneve të iPhone 6

Aug 23 2014
0 Shpërndarje
Raport: Apple ka probleme me prodhimin e ekraneve të iPhone 6

0e9f672c91846f2e7f7c829f7052dfd963a24271Nëse jeni duke menduar të blini një iPhone 6 në ditën e lançimit, bëni mirë të mos jeni aq optimist.

Sipas një raporti të publikuar, furnizuesit e Apple janë duke hasur probleme me prodhimin e ekraneve të nevojshëm për të paktën një nga dy pajisjet e pritshme, probleme të cilat mundet që të kufizojnë seriozisht numrin e iPhone-ve të hedhur në treg.

Bazuar në atë çka dy furnizuesit e Apple thanë për Reuters, kompania ka kërkuar fillimisht të përdorë një shtresë shumë të hollë për iPhone 6, 4.7 inç me qëllim që ky i fundit të jetë sa më i hollë. Por kur e provuan ata kuptuan se vetëm një shtresë nuk ishte e mjaftueshme sepse drita nuk ishte aq e ndritshme ndaj ndryshuan sërish mendje.

Për shkak të kësaj, kompania vendosi të ndërtonte pajisjen me më shumë se një shtresë, gjë që ishte e paparashikuar, ndaj pritet që të ketë vonesa në hedhjen në treg të produktit sidomos në javën e parë të lançimit. Lajmi i mirë për blerësit është se prodhimi është në rrugë të mbarë dhe se furnizuesit kanë kërkuar ndihmën e firmave partnere si LG Display, Japan Display dhe Sharp Display për të bërë të mundur që hedhja e produktit në treg mos të vonojë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>