Analiza

Raport: Apple kërkon prodhimin e 68 milionë iPhone 6

Jul 11 2014
0 Shpërndarje
Raport: Apple kërkon prodhimin e 68 milionë iPhone 6

iphone6Modeli i ri i telefoni të Apple, iPhone 6 ka filluar të prodhohet që në fillimin e këtij muaji dhe kompania pritet ta prezantojë atë në shtator të këtij viti. Sipas disa burimeve thuhet se gjigandi amerikan i pajisjeve inteligjente Apple do të prodhojë një sasi masive të iPhone 6, për përballimin e kërkesave të larta që kanë.

Sipas një raporti të ri nga Taiwan’s Business Weekly thuhet se Apple tashmë i ka bërë porositë tek furnitorët e saj, Foxconn dhe Pegatron, të cilëve u ka kërkuar që të prodhojnë 68 milionë njësi të iPhone 6, dhe mësohet se kjo është vetëm porosia e parë e smartfonit që pritet të “pushtojë” botën.

iPhone 6 do të prezantohet në treg në dy versione, njëri do të jetë me ekran 5.5 inç, ndërsa tjetri, do të jetë me ekranin 4.7 inç. Telefoni me ekranin 4.7 inç do të quhet iPhone Air. Këto dy versione të rinj do të kenë ekranin me përbërje nga kristalet e gurit të çmuar të safirit. Ky ekran është rezistues ndaj gërvishtjeve.

iPhone 6 do të ketë versionin e ri të TouchID, skanerit të gishtërinjëve. Thuhet se skaneri i ri do të jetë më i saktë, dhe më i qëndrueshëm sesa në versionet paraprake. Prezantimi i iPhone 6 pritet të ndodhë më 9 shtator, ndërsa shitja do të fillojë më 19 shtator. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>