Analiza

Raport: Apple në vendin e parë në SHBA me 41.4 %, Android mbetet platforma dominuese

May 3 2014
0 Shpërndarje
Raport: Apple në vendin e parë në SHBA me 41.4 %, Android mbetet platforma dominuese

150815100-786x305Një tjetër muaj, një tjetër raport tregon se dominimi i Apple në botën e smartfonëve në SHBA është paksa mbi 41 %. Ndërkohë që Samsung po fiton avantazh duke fituar pjesë të tregut më shpejt sesa konkurrenti duke arritur në 27 %. Ndër pesë të parët ishin edhe LG, Motorola dhe HTC. Përsa i përket platformave, Google mbetet në krye me Android dhe Apple është në vendin e dytë me iOS. Ndërkohë që platforma mobile e Google ka rënë disa herë vitin e kaluar, dhe e filloi edhe këtë vit me humbje, ka arritur të tejkalojë platformën e Apple në muajn e fundit. Ndër pesë të parët janë edhe Microsoft, Blackberry dhe Symbian.

Të dhënat më të fundit vijnë nga comScore, kompani kjo e cila çdo muaj mbikëqyr 30,000 përdorues mobil në SHBA. Firma kërkimore thotë se 166 milion amerikanë kanë smartfonë. Më poshtë keni renditjen gjatë këtij tre mujori duke krahasuar me atë të fundit të vitit të kaluar.

comscore_smartphones_march_2014Apple ka rënë me 0.4 % në numrin e përdoruesve të smarfonëve të saj, ndërsa Samsung ka fituar 0.9 %. Për gjatë këtij viti kompania Koreano Jugore ka mundur Apple në të tre muajt e kalaur. Me lançimin e Samsung Galaxy S5 kjo gjë nuk do të ndryshojë derisa iPhone 6 të vijë. LG fitoi 0.1 %, Motorola humbi 0.3 % dhe HTC-ja ra me 0.3 %. Për shumë muaj me rrallë këto tre kompani shumë herë kanë ndërruar vendet e tyre.

comscore_smartphone_os_march_2014Përsa i përket softuerit, Google vazhdon të dominojë. Ndërkohë që Android ka humbur pjesë nga tregu në shumë muaj në vitin 2013 dhe pa një rënie tjetër në fillim të këtij viti, por duket se ka rikuperuar në dy muajt e fundit. Sistemi Operativ i Google ka fitur 0.7 %. Apple ndërkohë ka rënë me 41.4 %, njësoj si për pjesën e tregut të smartfonëve. Blackberry ka humbur 0.7 %, Microsoft ka fituar 0.2 %, ndërsa Symbian ka mbetur në 0.2 %. Windows Phone po fillon të çimentojë vendin e tretë të cilin e mori nga Blackberry në fillim të këtij viti. Për më tepër, Dipoli Android – iOS ka 93.6 % të tregut në SHBA. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>