Lajmet

Raport: Apple Pay do të hyjë në tregun botëror brenda muajit mars

Jan 12 2015
0 Shpërndarje
Raport: Apple Pay do të hyjë në tregun botëror brenda muajit mars

Duket se Apple e ka mbajtur premtimin e saj për të sjellë shërbimin Apple Pay në tregun botëror në muajt e parë të 2015. 9to5Mac raporton se shërbimi i portofolit dixhital do të jetë i disponueshëm për konsumatorët kanadezë në muajin mars, më pas pritet një lançim edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

APLAE PAY

Nga fundi i vitit që shkoi, raporte të ndryshme zbuluan se kompania Apple ishte në negociata me disa banka që operojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Por ekzekutivët e Apple u shprehën të pakënaqur nga kushtet e marrëveshjes. Gjithsesi duket se gjiganti i teknologjisë me bazë në Cupertino ja ka arritur të marrë atë ç’ka dëshironte nga këto marrëveshje. Sipas raporteve Apple Pay si fillim do të lançohet në Kanada, Europë, Azi e duke vazhduar më pas me Lindjen e Mesme.

Edhe pse Apple Pay nuk është aq e pranishme duhet të pranojmë se ky shërbim ka influencuar në mënyrën se si ne paguajmë përmes smartfonit tonë. Deri më tani, vetëm përdoruesit e iPhone 6 dhe 6 Plus kanë pasur privilegjin të përjetojnë një eksperiencë të tillë. Nëqoftëse gjithçka shkon sipas planeve, duket se Apple Pay do të hyjë në tregun global në muajin mars, atëherë kur është planifikuar të lançohet dhe Apple Watch. (PCWorld Albanian)

 

Tags >

Apple Pay
Lajmet e fundit>