Harduer

Raport: Apple po përgatit një iPad prej 12.9 inç për vitin 2014

Dec 25 2013
0 Shpërndarje
Raport: Apple po përgatit një iPad prej 12.9 inç për vitin 2014

Thashethemet e fundit për Apple vijnë nga Azia , sipas të cilave kompania është duke përgatitur disa tabletë iPad prej 12.9 inç.

Duke cituar një burim nga zinxhiri furnizues i Apple në Azi, Digitimes raporton që kompania mund të jetë duke përgatitur një tablet me këtë madhësi për vitin 2014.

Ky raport më i fundit pason disa informacione të pakonfirmuara të ngjashme të postuar gjatë verës në Wall Street Journal, ku thuhej se Apple ishte duke testuar një iPad të ri me një ekran “që ishte më i vogël se 13 inç”. Raporti nga Digitimes po ashtu thotë që tableti më i madh nga Apple do të prodhohet nga prodhuesi kompjuterik nga Tajvani, Quanta Computer.

Në vitet e fundit, thashethemet e Apple për burimet e shumta që vinin nga zinxhiri furnizues i kompanisë janë bërë gjë e zakonshme.

Por këto informacione të pakonfirmuara kanë treguar për një produkt të ri që mund të pasqyrojë trendet e tanishme në treg, si iPhone me një ekran më të madh, ose një televizion i mençur nga Apple.

Historia na tregon që Apple në përgjithësi iu shmanget ndjekjes së trendeve, duke u munduar të vendos trendë të reja dhe të hapë kategori të reja për produkte. Një iPad me një ekran gati prej 13 inç do ta shkurtonte trendin e tanishëm të tabletëve dhe phabletëve të vegjël, që për momentin janë duke e dominuar tregun botëror.

Nëse qëndron kjo logjikë, atëherë nocioni i një iPad-i prej 12.9 inç, një pajisje që mund të ishte e dobishme posaçërisht në ambientet edukative (një përqendrim i veçantë për Apple) – nuk duket edhe aq pak e sforcuar. (PCWorld Albanian)

ipdlrger87adfadfas

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>