Harduer

Raport: Apple do të sjellë tre modele të reja iPad në 2017

Jan 9 2017
0 Shpërndarje
Një raport i ri sugjeron se Apple do të sjellë tre modele të rinj iPad në madhësi të ndryshme këtë pranverë: 9.7-inç, 12.9-inç, dhe një të mesëm me përmasa diku mes 10-inç dhe 10.5-inç. Raport: Apple do të sjellë tre modele të reja iPad në 2017 Photo Source: Mashable

Parashikimi vjen nga një analisti i njohur Ming-Chi Kuo i KGI Securities. Kuo ka vite që flet rreth të ardhmes së produkteve të Apple duke u bazuar në informacionin e zinxhirit të furnizimeve. Edhe jo pak herë ka gabuar, në të shumtën e rasteve ka patur të drejtë.

Së fundi ka tërhequr vëmendjen e tij tableti i Apple. Këto janë disa prej parashikimeve të tij për këtë paisje:

  • Tre modele të rinj iPad do të debutojnë në pranverë: 9.7-inç, 10-10.5-inç, dhe 12.9-inç

  • Modeli 12.9-inç do të jetë iPad Pro i gjeneratës së dytë me një çip A10X

  • Modeli 10 deri në 10.5-inç do të jetë një “model i shtrenjtë i pajisur me një dizajn me skaje të holla” dhe një çip A10X. Kuo ka thënë më parë se ky produkt do të jetë një model nën markën Pro

  • iPad-i 9.7-inç do të jetë një opsion më i lirë që përdor çipin A9 të 2015-tës për iPhone 6S dhe 6S Plus

  • Kuo parashikon se shitjet e iPad do të bien përsëri në 2017 në afërsisht 35 milion deri në 37 milion njësi

Pavarësisht nëse këto parashikime janë të vërteta ose jo, Apple po përballet me sfidën e vështirë të diferencimit të linjës së tabletëve iPad. Teksa kompania vijon të zgjerojë numrin e produkteve me ekrane të madhësive të ndryshme, nuk është e qartë se cili model është i duhuri për konsumatorët.

Popullariteti i iPhone Plus duket se ka lënë mënjëanë iPad mini 7.9-inç, por ndryshimi mes iPad Pro 9.7-inç dhe iPad Air 2 9.7-inç nuk është i dukshëm fare. Prezantimi i një modeli të ri me një ekran 10.5-inç nuk ndihmon, dhe raporte të tjera sugjerojnë se iPad Mini 7.9-inç po rindërtohet këtë vit.

Lajmet e fundit>