Analiza

Raport: Broadband-i është rritur me 24 %, ndërsa 20 % e lidhjeve kanë shpejtësi mesatare mbi 10 Mbps

Jun 29 2014
0 Shpërndarje
Raport: Broadband-i është rritur me 24 %, ndërsa 20 % e lidhjeve kanë shpejtësi mesatare mbi 10 Mbps

speed-test-786x305Shpejtësia mesatare e internetit global po vazhdon të ketë një rritje të qëndrueshme me 1.8 % mes dy tremujorëve dhe 24 % mes dy viteve të fundit duke arritur 3.9 Mbps, sipas Akamai, që ka publikuar raportin e saj të internetit për tre mujorin e parë të këtij viti. Duke pasur parasysh këtë vazhdimësi me shumë mundësi do të arrihet shpejtësia 4 Mbps në tre mujorin e dytë. Koreja e Jugut qëndron në krye të listës për shpejtësitë e internetit, ku u rrit me 8 % krahasuar me tre mujorin e paraardhës në 23.6 Mbps, dhe ka një diferencë me 9 Mbps me vendin e dytë që është Japonia ku ky i fundit pati një rritje me 12 % krahasuar me tre mujorin e fundit të 2013. Përsa i përket rritjes vjetore, Koreja e Jugut pati një rritje me 145 %. Po ashtu Japonia, Letonia dhe Finlanda patën rritje solide me mbi 10 %, 15 % dhe 18 % respektivisht. Gjithsesi ndër kryesuesit, Republika Çeke renditet e 8-ta duke pasur një rënie me 1.9 %.

Akamai tha se globalisht, një total prej 98 rajonesh kanë pasur rritje në tre mujorin e parë, me një total prej 39 shtetesh që kanë riregjistruar rritje 10 % ose më shumë duke filluar nga Holanda me një rritje 0.3 % deri tek Sudani me rritje prej 77 %. Gjithashtu, adoptimi i Broadband-it ka kaluar shifrën 20 % për herë të parë në këtë tre mujor duke u rritur me 9.4 % mes dy tremujorëve. Koreja e Jugut mbetet shteti me adoptimin më të lartë, duke u rritur me 8.2 %. Pati një rritje me 1,208 % në adoptimin e broadband-it në Sudan. Gjithsesi, shpejtësia mesatare më e lartë ka riregjistruar një rënie me 8.6 % në tremujorin e parë duke rënë në 21.2 Mbps.

Ajo që është e re në këtë raport është përfshirja e një paraqitje të shkurtër se cilat shtete kanë shpejtësi interneti të përshtatshme për përmbajtjet 4K. Kjo tregon se cilat shtete kanë internet aq të shpejtë sa të përballojë përmbajtje 4K pa asnjë ndërprerje. Globalisht, vetëm 11 % e lidhjeve në internet kishin shpejtësi mesatare 15 Mbps ose më shumë, me Korenë e Jugut që drejton edhe në këtë listë me mbi 60 % të lidhjeve internet të afta të paraqesin përmbajtje 4K pa asnjë problem. Ndërsa për internetin mobil, në mesin e 56 shteteve të përfshira në raport, Koreja kishte shpejtësinë mesatare më të lartë me 14.7 Mbps. Gjithashtu është i vetmi vend që ka një shpejtësi mesatare të broadbandit mobil 10 Mbps ose më shumë krahasuar me 20 shtete të tjera që kishin një mesatare prej 4 Mbps deri në 10 Mbps.

Të gjitha shtetet e listuara kanë një shpejtësi mesatare mbi 1 Mbps me Argjentinën që ka riregjistruar më të ultën. Akamai gjithashtu ka përshirë një raport për adoptimin e broadbandit mobil me shpejtësi mesatare 4 Mbps ose më shumë. Ukraina kishte nivelin më të lartë të adoptimit me 89 % të lidhjeve që rezultuan me shpejtësi mbi 4 Mbps. Ngjashëm me raportet e mëparshme, Akamai gjithashtu citoi edhe të dhëna të trafikut mobil të grumbulluara nga

Ericsson, i cili ka prezencë në më shumë se 180 shtete dhe baza konsumatorësh duke paraqitur më shumë se 1000 rrjete që kanë treguar rritje në trafikun e të dhënave. Volumi i trafikut të të dhënave mes dy tremujorëve është rritur me 15 % teksa grafiku i mëposhtëm qartësisht e ilustron këtë ndryshim. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>