Analiza

Raport: Chrome shfletuesi më i përdorur në platformat desktop dhe mobile

May 17 2014
0 Shpërndarje
Raport: Chrome shfletuesi më i përdorur në platformat desktop dhe mobile

147380203-786x305Platforma sociale Shareaholic ka përditësuar raportin e saj për pjesët e tregut të shfletuesve, duke treguar sesi ka ndryshuar tregu në tetë muajt e fundit. Ndërkohë që Chrome vazhdon të dominojë në platformat desktop dhe mobile, ndryshimi më i madh që vihet re është se Firefox ka rënë nga vend i dytë në vendin e katërt pas Safari-t dhe Internet Explorer.

Mes dy raporteve, përdorimi i Chrome ka qëndruar në vend, duke humbur vetëm 0.03 % pikë. Si rezultat, akoma është më i përdorur sesa Firefox, Internet Explorer dhe Opera së bashku. Ndërsa Firefox ka humbur 4.66 % pikë, Safari ka rënë me 0.96 %, si dhe Internet Explorer gjithashtu ka rënë me 3.13 %.

Browser-Share-Report-data-May-2014Shfletuesi Safari dhe shfletuesi i Android ishin të vetmit që kishin rritjen më të madhe. Më këtë rritje, shfletuesi i Android së shpejti mund të arrijë të sfidojë Firefox dhe Internet Explorer. Më shumë se gjysma e shfletuesve të gjurmuar kanë rezultuar më humbje të pjesës së tregut.

Browser-Share-Report-chart-May-2014Ndërkohë që Opera mini ishte ndër shfletuesit me rritjen të konsiderueshme, kjo erdhi me një kosto pasi ai vend që zuri më parë i përkiste versionit të shfletuesit në desktop. Shareaholic gjurmon 250 milion përdorues që vizitojnë rrjetin e saj prej 200,000 botuesish, ndërkohë që aplikacionet Net kapin të dhëna prej 160 milion vizitorësh unikë duke monitoruar 40,000 uebfaqe. Gjithashtu Shareaholic përfshin në statistikat e saj edhe të dhënat mobile. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>