Biznes

Raport: Drejtuesit e Sony-t shqyrtojnë opsionet për uljen e humbjeve brenda kompanisë

Jan 16 2015
0 Shpërndarje
Raport: Drejtuesit e Sony-t shqyrtojnë opsionet për uljen e humbjeve brenda kompanisë

xperiaz3v-100509418-largeNdërkohë që Sony është në fillimet e krijimit të disa pajisjeve të mira me sistem operativ Android, ka një shans se linja Xperia do të dalë jashtë këtyre klasifikimeve. Një raport nga Reuters shprehet se ky është një nga opsionet që CEO-ja i Sony, Kaz Hirai, po konsideron si një mënyrë për të ulur kostot. Parashikimi i fundit del në një shifër prej 1.9 miliardë dollar humbje për periudhën tjetër të raportimit që do të bëhet në muajin mars.

Hirai dhe drejtuesit e tjerë të kompanisë po punojnë mbi një plan të ringjalljes së Sony gjithashtu edhe duke eliminuar serinë e famshme të televizorëve të saj, Bravia. Sony ka ndërmarrë një vendim të ngjashëm vitin e shkuar, duke shitur biznesin e saj të kompjuterëve personal Vaio.

Kohët e fundit gjigandi Sony ka hasur disa vështirësi; një numër i madh hakimesh drejt saj , si dhe aventura e hidhur lidhur me filmin “The Interview”. Përsa i përket frontit Android kjo kompani ka bërë disa telefonë shumë të mirë kohët e fundit, gjë e cila tregon se po futej fuqishëm në industrinë e pajisjeve telefonike. (PCWorld Albanian)

Tags >

CEOSony
Lajmet e fundit>