Lajmet

Raport: Facebook rezulton aplikacioni më i përdorur tek smartfonët

Dec 6 2013
0 Shpërndarje
Raport: Facebook rezulton aplikacioni më i përdorur tek smartfonët

Sipas një ankete të realizuar së fundmi, rezulton se Facebook-u është aplikacioni mobil më i përdorur nga përdoruesit.

Kompania kërkimore Consumer Intelligence Research Partners (CIRP) iu ka kërkuar përdoruesve të smartfonëve të listojnë tre aplikacionet që përdorin më shpesh. Rezultatet treguan se Facebook-u ishte aplikacioni që akesohej më shpesh nga të anketuarit dhe mbizotëronte në 45% të rasteve. Twitter renditej në vend të dytë me 13% dhe pasohej nga Candy Crush me 11%.

Mike Levin, një prej themeluesve të CIRP, është shprehur kështu në lidhje me këtë rezultat: “Facebook-u është aplikacioni dominues tek smartfonët, jo vetëm kur bëhet fjalë për përdorim të shpeshtë, por edhe përsa i përket numrit të shkarkimeve të tij.

Pjesa tjetër e aplikacioneve, përfshirë këtu edhe aplikacionet popullore si për shembull YouTube apo Pandora, vetëm në 10% të rasteve janë përmendur në top listën e të anketuarve.”

Facebook është klasifikuar gjithashtu si aplikacioni më popullor për zhvilluesit. Aplikacioni tjetër i kompanisë, Instagram, është renditur në vend të katërt me 8% dhe ndër të anketuarit u vu re se 54% e tyre përfshinin në listën e aplikacioneve më të përdorur Facebook-un, Instagram-in ose të dy aplikacionet njëkohësisht.

Rezltatet e raportit tregonin se edhe Google ka performuar shumë mirë si kompania duke marrë parasysh se 28% e të anketuarve kanë renditur YouTube, Gmail, Chrome dhe Google Maps ndër tre aplikacionet më të preferuara.

Të dhënat e CIRP janë bazuar në një anketim të kryer ndaj 500 njerëzve në SHBA, të cilët kanë aktivizuar smartfonin e tyre gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. (PCWorld Albanian)

mark-zuckerberg-facebook

Lajmet e fundit>