Harduer

Raport: Galaxy S8 vjen më 29 Mars në dy modele 5.8 inç dhe 6.2 inç

Jan 27 2017
0 Shpërndarje
Samsung po përgatitet për debutimin e madh të Galaxy S8-ës i cili pritet të shënojë një kthesë drastike krahasuar me modelet e kaluara. Raport: Galaxy S8 vjen më 29 Mars në dy modele 5.8 inç dhe 6.2 inç Photo Source: VentureBeat

Nisur nga mungesa e butonëve tradicional të navigimit, telefonët do të kenë ekrane më të mëdha.

Sipas një raporti të fundit të VentureBeat, Samsung Galaxy S8-ta do të jetë në dy modele me ekran 5.8 inç dhe 6.2 inç Quad HD AMOLED të cilët mbulojnë 83% të panelit ballor.

Raporti thotë se telefonë do të zbulohen më 29 Mars. Ata do të kenë procesorët më të fundit 10 nanometër Snapdragon 835 që sipas VentureBeat do të jenë 11% më të shpejtë sesa procesori i Galaxy S7 dhe 23% më i fuqishëm grafikisht.

Mungesa e një butoni fizik qëndror ka bërë që skaneri i shenjave të gishtërinjve të vendoset në pjesën e pasme ngjitur me kamerën 12 megapiksel me hapje f/1.7. Kamera frontale do të jetë 8 megapiksel.

Komponentë të tjerë janë 4GB RAM, 64GB memorje të brendshme dhe mbështetje për karta deri në 256GB. Karkimi do të realizohet përmes portës USB-C citon raporti.

Së fundi kostoja pritet të jetë 799 Euro për modelin bazë 5.8 inç dhe 899 Euro për modelin bazë 6.2 inç Telefonët dalin në shitje më 21 Prill. (PCWorld Albanian)

Tags >

Galaxy S8
Lajmet e fundit>