Analiza

Raport: Game of Thrones është show më i shkarkuar i vitit 2014

Jan 1 2015
0 Shpërndarje
Raport: Game of Thrones është show më i shkarkuar i vitit 2014

gameofthronesNuk ka dyshim që shumë njerëz pëlqejnë Game of Thrones dhe pjesa më e madhe e këtyre fansave nuk e kanë problem të shkarkojnë ilegalisht këtë show. Për vitin e tretë me radhë, seria HBO është show më i shkarkuar në televizor i vitit sipas raportit të TorrentFreak. Kjo e fundit monitoron të dhënat në faqe të mëdha si PirateBay për të numëruar sa herë është shkarkuar ky show.

Ky studim është larg nga një shkencë specifike, por rezultati zbulon se Game of Thrones është shkarkuar 8.1 milion herë. Show-të e tjerë që renditen ndër 5 më të shkarkuarit janë The Walking Dead, Big Bang Theory, How I Met Your Mother dhe Gotham me nga 5 milion shkarkime secili. Ajo ç’ka është interesante është se ç’do të ndodhë me këto shifra vitin që vjen. HBO pritet të lançojë serinë e 5 të Game of Thrones në muajin prill të vitit që vjen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>