Lajmet

Raport: Google ka anulluar projektin Andromeda të shkrirjes së Chrome OS dhe Android

Jun 6 2017
0 Shpërndarje
Ai vijoi më tej duke cituar burimet se projekti aktual Fuchsia është pasardhësi shpirtëror i Andromeda. Megjithatë përpjekja në vetvehte nuk është anulluar. Raport: Google ka anulluar projektin Andromeda të shkrirjes së Chrome OS dhe Android

Nëse keni pritur prej kohësh për Androma-n, projektin i cili do të kombinonte Chrome OS dhe Android në një të vetëm, do të ishte më mirë sikur të mos shpresonit. Raportohet se projekti është anulluar.

E gjithë pritja duket se ka shkuar dëm ndërsa shanset për një sistem të unifikuar operativ mes Chrome OS dhe Android janë zbehur nisur edhe nga vonesat e Google për të sjellë aplikacionet Android në Chromebook-ët.

Andromeda u shfaq si përpjekja e Google për të krijuar një sistem të unifikuar i cili do të konkurronte me Microsoft Windows 10 dhe tendencat e ngjashme të Apple me MacOS dhe iOS.

Sipas një editori të 9to5Google, Andromeda është anuluar. Në Twitter ai shkruante se bazuar në dy burime kishte mësuar anullimin e projektit kur ekipi i tij po shpërndahej në detyra të tjera brenda kompanisë.

Ai vijoi më tej duke cituar burimet se projekti aktual Fuchsia është pasardhësi shpirtëror i Andromeda. Megjithatë përpjekja në vetvehte nuk është anulluar.

Sa i përket Fuchsia, sistemi operativ duket sikur është ndërtuar nga e para dhe është më tepër një eksperiment sesa produkt.

Në të njëjtën kohë Chrome OS ende pret integrimin e aplikacioneve Android. Ky i fundit dhe laptopët e quajtur Chromebook kanë shijuar sukses në rritje deri në atë pikë sa të detyronin Microsoft të publikonte Windows 10 S.

E nëse me të vërtetë po prisnit me padurim produktin ChromeOS/Android, me shumë gjasa keni për tu zhgënjyer. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>