Analiza

Raport: Google kërkon të hyjë në tregun e veshjeve teknologjike të fitnesit

Jun 17 2014
0 Shpërndarje
Raport: Google kërkon të hyjë në tregun e veshjeve teknologjike të fitnesit

new-google-logo-100310640-largeÇdokush do të dëshironte të kishte një pajisje teknologjikë të fitnesit ditët e sotme dhe Google, mesa duket nuk ka imunitet ndaj “etheve” të teknologjisë së fitnssit. Sipas një raporti të ri që vjen nga Forbes, kompania ka në plan të prezantojë shërbimin e saj të të dhënave të fitness i quajtur Google Fit këtë muaj në konferencën Google I/O. Sipas raportit, Google Fit “do të shënonte sfidën e parë dhe direkte” për aplikacionin e prezantuar kohët e fundit Health si dhe kuadri zhvillues HealthKit nga Apple të cilët do të jenë të përfshirë së bashku me lançimin e iOS 8. Aplikacionet e palëve të treta do të jenë në gjendje të ndajnë të dhëna me Google Fit, veçori kjo e cila do të ofronte të dhëna nga aplikacione dhe pajisje të ndryshme të fitnesit në një vend të vetëm.

Raporti vazhdon më tej duke thënë se Google do të njoftojë edhe bashkëpunime me prodhuesit e veshjeve teknologjike në konferencën I/O. Forbes thekson se është akoma e paqartë nëse Google Fit do të jetë një shërbim i ndërtuar së bashku me versionin e ardhshëm Android apo do të mbetet një aplikacion më vete ku përdoruesit do të jenë në gjendje ta shkarkojnë veçmas. Tregu i veshjeve teknologjike dhe teknologjisë se Fitnesit po rritet me hapa të shpejtë, kështu që nuk është diçka që nuk e presim nëse kompanitë si Apple dhe Google do të inkorporojnë mbështetje të tillë për pajisje të tilla.

Sipas një raporti nga Tech Chrunch nga muaji shkurt, firma kërkimore Canalsys tha se kompanitë do të prodhojnë 17 milion veshje teknologjike në vitin 2014 dhe kjo mund të shkojë deri në 45 milion në 2017. Ndërsa, sipas një analize të bërë nga fundi i vitit të kaluar nga Consumer Electronics Association tregon se interesi për blerjen e veshjeve teknologjike të fitnesit po rritet me shpejtësi. Me këtë përfundim besohet se shumë shpejt do të shohim kompani të cilat do ti drejtohen veçanërisht këtij sektori në vitet e ardhshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>