Harduer

Raport: Google “Nexus 6” mund të quhet “Nexus X” dhe vjen në mes të tetorit

Sep 24 2014
0 Shpërndarje
Raport: Google “Nexus 6” mund të quhet “Nexus X” dhe vjen në mes të tetorit

nexus_5_genericSipas një raporti thuhet se pasardhësi i shumëpritur i “Nexus 5” i cili do të quhet “Nexus X”, pritet të vijë në mes të muajit të ardhshëm. Në raport gjithashtu thuhet se ky smartfon do të ndërtohet nga HTC. Autoritetet e Android shprehen se tableti “Nexus 9” dhe smartfoni “Nexus X” do të sjellin një sistem të ri softuerik dhe mendohet se do të lançohen në datat 15, 16 tetor.

Raporti ishte i paqartë përsa i përket datës 1 nëntor, nuk dihet nëse në këtë datë Google do të fillojë shitjet e Nexus X dhe Nexus 9 apo do të prezantojë përditësimin e fundit të Android L. Pavarësisht se kjo datë, e cila ka qenë shumë e përfolur kohët e fundit, nuk është konfirmuar ende. Specifikat e Nexus X përfshijnë një procesor quad-core 2.7 GHz Snapdragon 805, Adreno 420 GPU dhe 3GB RAM. Kamera e pasme pritet të jetë 13 megapixel, ndërsa e përparmja 2.1 megapixel. Raportet e shumta na provojnë se këto produkte të Google do të prodhohen nga kompania HTC. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>