Analiza

Raport: Google po përgatitet të ndërtojë një televizor gjigant përmes ekraneve të vegjël

Oct 5 2014
0 Shpërndarje
Raport: Google po përgatitet të ndërtojë një televizor gjigant përmes ekraneve të vegjël

google-logo-stock1_2040.0_standard_800.0Kompania e njohur Google është duke krijuar një ekran i cili mund të lidhet me ekrane të tjerë për të krijuar në këtë mënyrë një televizor me ekran gjigant, sipas The Wall Street Journal. Ky projekt duket se është projekti më i fundit që po përgatitet në laboratorët Google X.

Këto ekrane do të bashkohen të gjithë së bashku për të krijuar një ekran televizori gjigant. Raportohet se imazhi që do të pasqyrohet në këtë super ekran do të jetë i njëtrajtshëm, kjo do të thotë se ekranet përbërës nuk do të kenë pjesë anësorë apo kornizë të dukshme.

Pritet që ekranet të jenë të përmasave dhe formave të ndryshme. Pas këtij projekti fshihet Mary Lou Jepsen, krijuesi i One Laptop Per Child. Kjo sfidë e Google ka të bëjë me paraqitjen e një imazhi përmes ekraneve të vegjël që funksionojnë në sinkron me njeri-tjetrin. Ky është një projekt që kërkon shumë punë ndaj duhet të presim kohë të gjatë para se të përfundojë. (PCWorld Albanian)

Tags >

GoogleTV
Lajmet e fundit>