Analiza

Raport: Google po punon në tabletë me sensorë që mund të kapin imazhe 3D

May 23 2014
0 Shpërndarje
Raport: Google po punon në tabletë me sensorë që mund të kapin imazhe 3D

17945-thumbNjë tablet i ardhshëm është në punim e sipër nga Google, i cili është i pajisur me sensorë që kanë softuerë të avancuar dhe mund të kapin imazhe 3D të objekteve, raporton Wall Street Journal. Thuhet se tableti do të ketë një ekran 7 inç dhe do të vijë me dy kamera të pasme dhe sensorë infrared të integruar.

Sipas Wall Street Journal, këto përpjekje fillesën e kanë nga një projekt kërkimor i Google i quajtur Project Tango. Në muajin shkurt, Google lëshoi një smartfon prototip të kësaj kategorie, që kishte sensor të cilët mund të analizonin harta 3D në mjedisin ku ju ndodheshit. Thuhet se Google ka në plan të prodhojë rreth 4000 tabletët të tillë prototipë duke filluar nga muaji i ardhshëm pak ditë përpara konferencës vjetore të kompanisë për zhvilluesit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>