Biznes

Raport: Google shkrin Youtube dhe dhe Play Music

Jul 27 2017
0 Shpërndarje
Raporti i The Verge bazohej në komentet e një ekzekutivi të Youtube i cili thoshte gjatë një seminari se Youtube Red dhe Google Play Music do të kombinohen. Raport: Google shkrin Youtube dhe dhe Play Music

Google Play Music dhe Youtube Red do të shkrihen për të krijuar një shërbim të ri streaming sipas një raporti të publikuar nga The Verge.

Google konfirmoi planet por ndryshim nuk do të kenë efekt të menjëhershëm tha kompania. Gjithashtu përdoruesit do të njoftohen përpara se ndryshimet të hyjnë në fuqi.

Raporti i The Verge bazohej në komentet e një ekzekutivi të Youtube i cili thoshte gjatë një seminari se Youtube Red dhe Google Play Music do të kombinohen.

Sipas uebsajtit të Youtube, një abonim Red përmban falas një abonim të Google Play Music. Si dhe të gjithë abonentët e Play Music do të marrin falas një abonim Youtube Red.

Shkrirja e Youtube Red dhe Google Play Music ka e gjitha kuptim sepse rivalët bëjnë të njëjtën gjë. Apple Music dhe Spotify kanë integruar video në aplikacionet e tyre rivale krahas muzikës.

Sakaq Google ka një avantazh falë koleksionit të Youtube. Shërbimi Red me Play Music do të jetë i aksesueshëm për aplikacionit Youtube. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>