Lajmet

Raport: Hakerët kinezë kanë vjedhur dokumentet e Obames dhe McCain

Jun 7 2013
0 Shpërndarje
Raport: Hakerët kinezë kanë vjedhur dokumentet e Obames dhe McCain

Në mbrëmjen e takimit të nivelit të lartë të presidentit amerikan Obama me homologun e tij kinez Xi Jinpig, zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë zbuluar që disa dokumente dhe e-maile ishin vjedhur gjatë fushatës presidenciale të vitit 2008 nga presidenti dhe pastaj nga kandidati për president, John McCain.

Zyrtarët janë duke akuzuar qeverinë e kineze për hakimin. Sipas NBC News, zyrtarët thanë që ata së pari gjetën sulmin madhor kibernetik në verë të vitit 2008 dhe gjetën gjurmë në Kinë të keqbërësve.

“Bazuar në të gjitha që i di, ky ishte rasti i një spiunazhi politik kibernetik nga qeveria kineze kundër dy partive politike amerikane,” tha për NBC News Dennis Blair, i cili shërbeu si drejtor i inteligjencës kombëtare për kryetarin e tanishëm Obama në vitin 2009 dhe 2010. “Ata ishin duke shikuar për pozita në Kinë, befasi që mund të jenë bërë nga fushatat kundër Kinës.”

Sipas NBC News, dokumentet siç duket përfshin skedarët e brendshëm dhe në një rast një letër private mes McCain dhe presidentit të Tajvanit. Përpara se të dërgohej letra, një diplomat kinez kontaktoi me njërin nga këshilltarët për politikë të jashtme të McCain për t’u ankuar për këtë korrespondencë.

Hakerët janë raportuar si depërtues në kompjuterët e fushatave me e-maile mashtruese që vendosnin sulme keqdashëse në laptopët e stafit. Sulmet keqdashëse pastaj dyfishonin veten përgjatë të gjitha sistemeve kompjuterike të fushatës. Ky softuer keqdashës ishte “më i ndërlikuar se sa çdo gjë që kishim parë”, tha për NBC News, Alan Brill, që ishte drejtor i lartë menaxhues i Kroll Advisory Solutions, që ishte i ngarkuar me detyrën për të pastruar kompjuterët e infektuar që përdoreshin për fushatën e Obames.

Kina gjatë muajve të kaluar është akuzuar mjaft shumë për fushata të spiunazhit kibernetik. Pasi New York Times pranoi gjatë janarit se ishte viktimë e një sulmi të gjatë që besohej se ishte propaganduar nga qeveria kineze për të spiunuar gazetarët e vet, Wall Street Journal, Facebook, Apple, Microsoft dhe shumë ndërmarrje të tjera si dhe burime të lajmeve thanë që faqet e tyre po ashtu ishin sulmuar, që me shumë gjasë, këto sulme vinin nga burimi i njëjtë.

Një studim i bërë nga Mandiant i publikuar gjatë muajit shkurt e lidhi Ushtrinë Popullore për Liri të Kinës me një numër të madh të sulmeve kibernetike. Dhe në mars, administrata e Obames kërkoi që Kina të ndërpres fushatën e vet të spiunazhit kibernetik, duke paralajmëruar që veprimtaria e hakimit rrezikonte që zhvendoste nga “binarët” përpjekjet për të fuqizuar marrëdhëniet në mes të dy vendeve.

Në maj, Pengatoni publikoi një raport duke thënë që qeveria dhe ushtria kineze janë përfshirë në fushatën e gjerë të spiunazhit kibernetik që kishte për cak rrjetet kompjuterike të bizneseve dhe qeverisë amerikane. Në të njëjtin muaj, një raport nga Bordi i Shkencës për Mbrojtje tha që hakerët kinezë iu qasën dizajnëve për disa sisteme të armëve të avancuara të ndjeshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sidoqoftë, qeveria kineze e ka mohuar kategorikisht që është e përfshirë në ndonjë fushatë hakimi ose spiunimi kibernetik. (PCWorld Albanian)

kin

Tags >

haker
Lajmet e fundit>