Biznes

Raport: HP synon të bëjë ndarjen e kompanisë në dy pjesë

Oct 7 2014
0 Shpërndarje
Raport: HP synon të bëjë ndarjen e kompanisë në dy pjesë

vergestock4_640.0_standard_800.0HP po planifikon të ndajë biznesin e kompjuterëve dhe printerëve nga korporata qendrore e kompanisë. Sipas raportit nga The Wall Street Journal pritet që këto ditë kompania të dalë me një lajmërim zyrtar. Burime të sigurta kanë deklaruar për gazetën se shefi ekzekutiv aktual i kompanisë, Meg Whitman do të jetë në krye të biznesit të kompjuterëve dhe printerëve.

Kjo nuk është hera e parë që përhapen fjalë për ndarjen e HP-së. Raporti zbulon se edhe gjatë vitit 2011 ekzekutivët e kompanisë ishin shumë afër marrjes së një vendimi të tillë, por shefi ekzekutiv i asaj kohe, Leo Apotheker i hodhi poshtë këto fjalë duke deklaruar se ata kishin vendosur që bizneset e kompanisë të ishin të gjitha nën një korporatë të madhe.

Kompania me bazë në Palo Alto, mendohet se e ka marrë këtë vendim pasi shitjet e fundit të kompjuterëve dhe printerëve kanë pësuar rënie, ndaj dhe kompania pritet të zbatojë një strategji të veçantë për ti dhënë sërish jetë kësaj pjese të korporatës së saj. (PCWorld Albanian)

Tags >

HP
Lajmet e fundit>