Biznes

Raport i mirë vlerësimesh për të ardhurat e tremujorit për Facebook-un

May 2 2013
0 Shpërndarje
Raport i mirë vlerësimesh për të ardhurat e tremujorit për Facebook-un

Facebook raportPasi kompania Facebook nxori raportin e fitimeve të tremujorit të fundit në janar, Mark Zuckerberg pretendonte se rrjeti social më i madh në botë ishte bërë një kompani mobile.

Në raportin e fundit të fitimeve, kompania e ka justifikuar këtë pretendim.

Facebook-u kishte 751 milionë përdorues aktivë mujorë në fund të marsit, një rritje prej 54% nga viti i kaluar për të njëjtën periudhë.

Gjithsej Facebook-u kishte 1.11 miliardë përdorues aktivë në tremujor, një rritje prej 23% krahasuar me vitin e kaluar. Të ardhurat nga reklamat mobile tani zënë rreth 30% të të ardhurave totale të Facebook-ut nga reklamat prej 1.25 miliardë $.

Facebook-u raportoi fitime prej 0,12 $ për aksion në gjenerimin e të ardhurave totale të tremujorit të kaluar prej 1.46 miliardë $.

Direkt pas këtyre lajmërimeve aksionet e kompanisë për rreth disa orë u rritën me 3 %, por pastaj ranë për tu stabilizuar deri tek 1%. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>