Lajmet

Raport: iOS 8 bllokon Bluetooth-in në iPhone

Oct 3 2014
0 Shpërndarje
Raport: iOS 8 bllokon Bluetooth-in në iPhone

iOS-8Sistemi i ri operativ i Apple është duke shkaktuar probleme për ata përdorues të cilët përdorin Bluetooth për të lidhur iPhone-in me makinën e tyre sipas një raporti nga blogu i Apple, MacRumors.

Duket se pas përditësimit të iOS ose pas blerjes së një iPhone 6, 6 Plus përdoruesit kanë hasur probleme në lidhjen e telefonit të tyre me sistemin audio të makinës.

Por disa prej tyre kanë raportuar se lidhja midis makinës dhe iPhone-it nuk kryhet fare, të tjerë thonë se lidhja shkëputet kur vjen një telefonatë. Problemet me Bluetooth nuk janë të limituara vetëm në lidhje me makinat, por gjithashtu edhe me kufje, boxera apo dhe pajisje të tjera.

MacRumors ka postuar se dhe opsioni që mund të ishte një zgjidhje për këto probleme, “Reset All Settings” mund të fshijë të gjitha dokumentet në iCloud. Kompania Apple është ndjekur nga probleme të tilla që në ditët e para të lançimit të produkteve të reja, si me problemet e përthyerjes se iPhone-ve apo dhe me ato që ka sjellë sistemi i ri operativ. Në një farë mënyrë Apple ka zhgënjyer shumë fansat e saj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>