Analiza

Raport: iPhone 6 me madhësi 4.7 inç më i shitur se iPhone 6 Plus

Nov 15 2014
0 Shpërndarje
Raport: iPhone 6 me madhësi 4.7 inç më i shitur se iPhone 6 Plus

gsmarena_001Megjithëse kompania Apple ka arritur të shesë shumë njësi të telefonëve inteligjent iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, akoma nuk ka bërë të ditur shifrat e njësive të shitura për çdo model përkatës. Deri tani nuk ka pasur asnjë mënyrë ose asnjë person ose kompani të japë të dhëna mbi numrin e njësive të çdo modeli të shitur.

Kompania Consumer Intelligence Research Partners ka bërë një raport, ku ka realiziaur matje për shitjet e njësive të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Në këtë raport tregohet se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës versioni me madhësi 4.7 inç i iPhone 6 ka më shumë njësi të shitura se iPhone 6 Plus. Që në 30 ditët e para të lançimit të këtyre dy pajisjeve, iPhone 6 përbënte 68% të njësive të shitura të telefonit iPhone, ndërkohë që iPhone 6 Plus kishte vetëm 23%-24% të shitjeve.

Së bashku iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus përbënin 91% të shitjeve, ndërkohë që pjesa tjetër prej 9% u përket telefonëve iPhone 5S dhe iPhone 5C. Vitin e kaluar në këtë periudhë telefonët 5S dhe 5C përbënin 84% të shitjeve, gjë e cila do të thotë se njerëzit janë më të interesuar në versionet e iPhone 6. Për sa i përket madhësisë së memories së telefonit, mesatarja aritmetike e memories së brendshme të versioneve të njësive të shitura është 48 Gb. Modelet e iPhone , tashmë janë 16 GB, 64 GB dhe 128 GB. (PCWorld Albanain)

Lajmet e fundit>