Harduer

Raport: MacBook Pro përditësohet me procesorët Kaby Lake dhe 32GB RAM në 2017

Jan 17 2017
0 Shpërndarje
Nuk ishin të paktë ata konsumatorë të Apple të cilët u irrituan kur kompania sollin laptopin e ri Macbook me titullin "Pro." Raport: MacBook Pro përditësohet me procesorët Kaby Lake dhe 32GB RAM në 2017 Photo Source: Apple

Heqja e pjesës më të madhe të portave të konektivitetit, përdorimi i gjeneratës së 6-të dhe jo të 7 të procesorëve Intel dhe kufizimi në 16GB RAM nuk mund të kapërdihej lehtë nga profesionitët.

Dhe si gjithmonë Apple mbron vendimet e saj me arsyetimin se e di çfarë po bën. Sot analisti i KGI-së, Ming-Chi Kuo, një personazh i besueshëm nga industria me informacionet e tij, laptopi i ri i 2017-tës nga Apple do të zhbëjë shumë vendime të gabuara.

Mos prisni rikthimin e portave, por sipas analistit Apple do të implementojë gjeneratën e 7-të Kaby Lake dhe 32GB RAM në për MacBook Pro-n e ri 13 inç. Sipas Kuo prodhimi i modeleve të reja 13 inç dhe 15 inç fillon në tre mujorin e tretë të 2017. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>