Harduer

Raport: Microsoft do të ndalojë prodhimin e Surface bazuar në arkitekturën ARM

Oct 10 2014
0 Shpërndarje
Raport: Microsoft do të ndalojë prodhimin e Surface bazuar në arkitekturën ARM

Surface2_LTE_fullNjë spekulim nga një burim zakonisht i besueshëm pretendon se Microsoft mund të braktisë prodhimin e tabletëve Surface bazuar në ARM në favor të modeleve bazuar në Intel të linjës Surface Pro. Raporti duket të hedhë poshtë hipotezat për një lançim të një modeli Surface 3 bazuar në ARM.

Raporti vjen nga zëdhënësja e ZDnet Mary Jo Foley e cila është gazetarja më e mirë lidhur me çështjet e Microsoft-it. Në një artikull të ri që përqendrohet më së shumti në qëndrimet e Microsoft në mbështetje të Surface Pro 3, ajo poston një qëndrim në fund që thotë se sipas burimeve të saj, Microsoft nuk ka në plane të prezantojë një Surface 3 apo një version “mini” të tabletit ku ky i fundit thuhet se u anulua pak përpara lançimit.

Foley e përfundon artikullin e saj më këtë citim: “Në fakt, kam dëgjuar nga një burim i imi i besueshëm se strategjia e Microsoft për produktin Surface do të vazhdojë me linjën e tabletëve bazuar në proçesorët Intel dhe do të ndalojë prodhimin e atyre bazuar në ARM. Po ky qëndrim është vetëm nga burimi.”

Microsoft mund të kishte lançuar një tablet Surface 3 nëse do e kishe pasur në plane. Nëse Microsoft po ndalon shitjen e tabletëve bazuar në ARM ne mund të shpresojmë për më shumë modele shtatë dhe tetë inç nga prodhues të palëve të treta që përdorin çipet Intel dhe Windows 8.1 (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>