Lajmet

Raport: NSA deshifron çdo enkriptim të mundshëm

Sep 7 2013
0 Shpërndarje
Raport: NSA deshifron çdo enkriptim të mundshëm

encryption security lockSipas raportit më të fundit të The New York Times dhe Pro Publica, Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) në SHBA ka mundur të cenojë edhe enkriptimet më të sigurta nëpërmjet kombinimit të superkompjuterëve apo integrimit të “portave të pasme” në teknologjinë e produkteve.

Dokumentet e zbuluara nga Edward Snowden dëshmojnë se NSA ka mundur të deshifrojë çdo enkriptim që mbron tregtinë globale, veprimet bankare, sekretet tregtare apo rekordet mjekësore.

Kjo agjenci ka investuar miliarda dollarë që prej vitit 2000 për të depërtuar çdo enkriptim. Për të realizuar këtë NSA ka bashkëpunuar me kompani të tjera teknologjie amerikane dhe të huaja.

Ndërkohë Agjencia e Inteligjencës Britanike GCHQ që me siguri bashkëpunon me NSA është përpjekur të hakojë trafikun e mbrojtur të Google, Yahoo, Facebookd dhe Hotmail të Microsoft. Sipas një dokumenti të Snowden GCHQ ka zhvilluar mundësi të reja aksesi në sistemin e Google.

NSA është përpjekur për vite me radhë të ndikojë në dobësimin e standardeve ndërkombëtare të enkriptimit. Kjo agjenci e konsideron aftësinë për të deshifruar si një kapacitet vital dhe SHBA konkurron në këtë drejtim me Kinën dhe Rusinë. (PCWorld Albanian)

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>