Lajmet

Raport: NSA mund të hakojë smartfonin tuaj

Sep 9 2013
0 Shpërndarje
Raport: NSA mund të hakojë smartfonin tuaj

Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SHBA, sipas dokumenteve të lëshuara nga Der Spiegel, është raportuar që mund të spiunojë drejtpërdrejt smartfonin tuaj.

Der Spiegel raporton që NSA mund të “trokas në të dhënat më të ndjeshme që mbahen në ata smartfonë, duke përfshirë lista për kontaktim, trafikun me SMS, shënimet dhe informacionet për vendndodhje se ku ka qenë një përdorues.”

Dokumentet e brendshme tregojnë për mundësinë e infiltrimit të iPhone teksa ata lidhen me kompjuterin e një ndërmarrjeje dhe që NSA shkurtimisht ka humbur qasje në BlackBerry në vitin 2009, pasi një ndërmarrje ka blerë atë.

Për momentin, Der Spiegel raporton vetëm që NSA “troket” pajisjet iPhone, BlackBerry dhe Android, por pritet që të zbulohet edhe më tepër.

Prodhuesit e smartfonëve, posaçërisht Apple, kanë thënë që agjencitë nuk mund të lexojnë porositë e enkriptuara që dërgohen mes pajisjeve të të njëjtit lloj (si iMessage dhe BBM). Sidoqoftë, pasi këto porosi dërgohen përgjatë një serveri që posedohet nga ndërmarrja, është e mundshme që NSA të ketë qasje në to.

Nëse raporti i Der Spiegel është i saktë, do të ishte gjë vërtet e dëmshme për BlackBerry-in, duke e ditur ndjekjen e fuqishme që e ka nga qeveria. Deri Spiegel shkruan që do të publikojë “artikullin e plotë” gjatë ditës së sotme. Kështu, deri sa të postohet, nuk e dimë nëse pikët në Angry Birds a po shikohen apo jo. (PCWorld Albanian)

nsa hack

Tags >

hakerNSA
Lajmet e fundit>