Vëzhgim

Raport: Për dy muaj dyfishohen në 200.000, aplikacionet për Android

Dec 29 2010
0 Shpërndarje
Raport: Për dy muaj dyfishohen në 200.000, aplikacionet për Android

Me sa duket, përpjekja për të zgjeruar tregun për Android është duke pasur sukses. Dyqanit i mori kohë gati dy vjet për të arritur 100,000 aplikacione, ndërsa për vetëm 63 ditë e dyfishoi atë numër.

Në këtë moment historik, Google mund të krenohet për këtë bollëk të aplikacioneve të arritura, nën shkëlqimin e të qenurit si sistemi operativ smartphone më i shitur.

Përveç që ndodhet në një vend të mirë në treg, sipas AndroLib, më shumë se 2.5 miliardë herë janë shkarkuar aplikacionet e Androidit që nga hapja në tetor 2008.Kjo është një gjë e jashtëzakonshme. Sidoqoftë, tregu për Android duhet të bëjë një rrugë të gjatë për të arritur llojllojshmërinë e aplikacioneve për Apple, tani me më shumë se 300,000 zgjedhje.

Lajmet e fundit>