Analiza

Raport: Përdoruesit në SHBA kalojnë më tepër kohë në Facebook se sa në ushtrime fizike

Jul 25 2014
0 Shpërndarje
Raport: Përdoruesit në SHBA kalojnë më tepër kohë në Facebook se sa në ushtrime fizike

2575274045_d401c86a2f_oPërdoruesit amerikanë të Facebook-ut kalojnë më tepër kohë në këtë rrjet social se sa në ushtrime fizike. Mark Zuckerberg tha gjatë të mërkurës në raportimin për fitimet e arritura gjatë tremujorit të dytë nga kompania e tij që “njerëzit në Facebook në SHBA kalojnë rreth 40 minuta çdo ditë duke përdorur shërbimin tonë”, ndërsa CDC rekomandon që amerikanët ushtrojnë 21 minuta në ditë, por vetëm 20 për qind e njerëzve e arrijnë atë objektiv.

Zuckerberg tha që 40 minuta gjatë në ditës në Facebook përbëjnë një në pesë minuta të shpenzuar në pajisje mobile në SHBA. Ende CEO i Facebook-ut sheh mjaft hapësirë për zgjerim, teksa thotë që “njerëzit në përgjithësi në SHBA kalojnë nëntë orë në ditë duke u marrë me media dixhitale me TV, telefonë dhe kompjuterë” dhe e quajti këtë si një “mundësi të madhe për të përmirësuar mënyrën se si njerëzit mund të shpërndajnë”. Me 204 milionë përdorues mujorë të Facebook-ut në SHBA dhe Kanada, kjo kompani do të mund të fitonte shumë para duke e rritur atë angazhim gjatë ditës.

Disa statistika të tjera interesante të zbuluara gjatë raportimit të Zuckerberg-ut thonë që qindra aplikacione tani janë duke përdorur standardin e lidhjes së thellë App Links të Facebook-ut dhe ata lidhen me mbi 1 miliard destinacione në aplikacionet mobile. Facebook tani mban faqe për 30 milionë biznese dhe ka 1.5 milionë reklamues totalë. COO-ja i kompanisë, Sheryl Sandberg, minimalizoi ndikimin e reklamave në instalimin e aplikacionit mobil në 62 për qind të fitimeve në reklama për Facebook-un që vijnë nga pajisjet mobile dhe totalin e tij prej 1.66 miliardë dollarë, të cilin e arriti nga reklamat mobile. Objektivi i saj dukej të ishte paraqitja se si ofertat e reklamave mobile në Facebook janë të larmishme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>