Lajmet

Raport: Pëson rënie trafiku në uebfaqe nga Google, Bing dhe Yahoo

Jun 25 2014
0 Shpërndarje
Raport: Pëson rënie trafiku në uebfaqe nga Google, Bing dhe Yahoo

shutterstock_11541724-798x310Sipas një raporti të ri, makinat e kërkimit si Google, Yahoo dhe Bing janë duke sjell një pjesë më të vogël të trafikut total të faqeve në internet. Platforma për shpërndarje Shareaholic gjatë ditës së martë paraqiti të dhëna të reja që shfaqnin një rënie të numrit të njerëzve që vizitonin faqet për shkak të rekomandimeve nga makinat e tyre të parapëlqyera të kërkimit. Në periudhën gjashtë mujore deri në muajin maj, përqindja e trafikut të përgjithshëm nga Google shënoi rënie nga 37.49 për qind në 31.04 për qind. Yahoo dhe Bing, që patën 1.31, respektivisht 1.15 për qind të trafikut gjatë dhjetorit, pësuan rënie në 0.90 për qind, respektivisht 0.78 për qind gjatë muajit maj.

Organic-Search-Engine-Traffic-Data-May-2014-1Në fakt, gjatë gjashtë muajve, të pesë makinat e kërkimit në SHBA sollën një përqindje më të vogël të trafikut të përgjithshëm në faqet që i ndjek Shareaholic. Prania e vogël në treg e mbajtur nga Yahoo dhe Bing tregon për humbje të pakta për këto makina kërkimi, por rënia më e madhe u bë për Google. (Shareaholic ndjek mbi 40 milionë përdorues unikë përgjatë rrjetit të vet prej më tepër se 300 mijë publikuesve çdo muaj.) Shifra të ngjashme mes tetorit 2012 dhe tetorit të vitit 2013 shfaqnin një rënie të vogël gjatë muajve të verës. Sidoqoftë, Danny Wong, që është udhëheqës i zgjerimit dhe marketingut në Shareaholic tha që rënia e tanishme ishte “mjaft e pazakonshme”.

Ky grafik shfaq rënien e tillë:

Organic-Search-Traffic-Trends-continued-May-2014Grafiku i mëposhtëm e largon Google-in nga ekuacioni, kështu që është më lehtë të shihet se si rivalët e kërkimit janë duke garuar në SHBA.

Organic-Search-Traffic-Trends-May-2014Rritja në referimet sociale, në veçanti për publikuesit që operojnë në rrjete sociale si Twitter dhe Facebook, është duke ndikuar makinat tradicionale të kërkimit. tani që përdoruesit janë duke ndjekur brendet dhe bizneset e tyre janë duke i mbështetur këto platforma me reklama dhe përmbajtje të promovuar, janë më pak skenarë ku përdoruesi ka nevojë të shkruajë një term kërkimi. Shërbimet si

Google dhe Bing janë ende të popullarizuara, por duket që ndikimi i tyre është duke pësuar rënie. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>