Analiza

Raport: Pinterest mund të kthehet në platformën më të madhe sociale të reklamimit

Nov 25 2014
0 Shpërndarje
Raport: Pinterest mund të kthehet në platformën më të madhe sociale të reklamimit

bii millennials social networksRrjeti Pinterest, i cili kohët e fundit ka filluar të përfshihet në biznesin e reklamave online, është më unik se gjithë rrjetet sociale të tjera përsa i përket audiencës. Sipas një raporti demografik, ai është më i preferuar tek femrat se sa tek meshkujt dhe ndryshe nga rivalët e tij është popullor tek të gjithë përdoruesit pa dallim moshe.

Sot dihet që roli i femrave në shoqëri është rritur shumë, mendimi i tyre është tepër deçiziv përsa i përket shpenzimeve në një familje. Pinterest është gjithashtu shumë i fokusuar në imazhet vizuale dhe produktet. Këto dy faktorë së bashku e bëjnë këtë rrjet social ideal për markat dhe tregtarët e ndryshëm. Në një raport të ri nga BI Intelligence, u morën të dhëna nga më shumë se 40 burime për të kuptuar se si po ecin të dhënat demografike të medias sociale. Nga ky raport rezulton se Pinterest po korr goxha sukses.

Pinterest, i cili u lançua në vitin 2010, regjistron tanimë 21% të përdoruesve të rritur në Shtetet e Bashkuara, një rritje me 40% që nga viti i kaluar. Ndërkohë që dhe numri i përdoruesve të moshës 18-29 vjeç është rritur nga 25% në 33%. Një avantazh tjetër i këtij rrjeti social është se si numëron një shifër të konsiderueshme përdoruesish të pasur. Dhe ç’është më e rëndësishmja ai është i fokusuar tek përdorueset e tij më besnike, femrat që zënë një peshë të madhe në vendimmarrjen mbi blerjet. Ndaj për këtë arsye Pinterest shihet sot një platformë që premton përsa i përket biznesit të reklamave online. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>