Harduer

Raport: Pixel 2 dhe Pixel XL 2 debutojnë më 5 Tetor

Aug 24 2017
0 Shpërndarje
Jo vetëm që Google do të ripërsërisë strategjinë origjinale të Pixel, por gjithashtu do të ruajë të njëjtën qasje edhe me procesorin. Raport: Pixel 2 dhe Pixel XL 2 debutojnë më 5 Tetor

Më 5 Tetor, pothuajse një vit nga debutimi më 4 Tetor 2016, Google do të prezantojë gjeneratën e dytë të telefonëve Pixel.

Ky lajm vjen nga insajderi i njohur i industrisë mobil Evan Blass i cili përmes një cicërime në Twitter publikoi datën e debutimit dhe procesorin e telefonit.

Jo vetëm që Google do të ripërsërisë strategjinë origjinale të Pixel, por gjithashtu do të ruajë të njëjtën qasje edhe me procesorin.

Pixel dhe Pixel XL debutuan vitin e kaluar me Snapdragon 821, një versioni i përmirësuar i Snapdragon 820-ës që të gjithë e kishin përdorur deri atëherë.

Tashmë Pixel 2 dhe Pixel XL 2 do të vinë me procesorin Snapdragon 836 i cili gjithashtu duhet të jetë më i mirë sesa Snapdragon 835.

Për herë të parë në lidhjen me procesorin foli sajti Fudzilla i cili thoshte se Snapdragon 836 do të ketë frekuencë më të lartë procesorike dhe grafike si dhe jetëgjatësi të përmirësuar të baterisë.

Një gjë që konsumatorët shpresojnë që Google të mos e përsërisë është disponueshmëria e kufizuar e Pixel-ëve. Kompania vitin e kaluar shiste telefonët vetëm përmes kontratave me operatorët celular në disa vende.

Por të shumtë ishin edhe ato vende të ngelen jashtë ku mund të përmendimin Spanjën dhe Japoninë. Surpriza e vërtetë do të ishte sikur telefoni të ishte i disponueshëm globalisht në mënyrë që edhe ne në Shqipëri të kemi mundësi të blejmë një telefon të tillë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>