Harduer

Raport: Procesorët AMD Ryzen do të jenë më të vegjël se ato Intel Skylake

Feb 8 2017
0 Shpërndarje
Procesori i ardhshëm i AMD-së do të do të zërë më pak hapësirë dhe do të ketë dyfishin e depos së memorjes krahasuar me gjeneratën e 6-të të procesorëve Intel. Raport: Procesorët AMD Ryzen do të jenë më të vegjël se ato Intel Skylake Photo Source: AMD

Ishin inxhinierët e AMD-së ata që ndanë këtë informacion gjatë Konferencës Internation Solid State Circuits në San Francisco sipas EE Times.

Sipas raportit AMD do të ndërtojë modelet katër bërthamësh Ryzen me arkitekturën 14 nanometër të cilët do të jenë afro 10% më të vegjël sesa Intel Skylake dhe dyfishin e L2 Cache.

EE Times shkruante se inxhinierët e AMD-së kanë konfirmuar vetëm dy modele me tetë bërthama. Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga AMD lidhur me ushtrinë e premtuar të procesorëve Ryzen.

I vetmi informacion i konfirmuar nga kompania është frekuenca të paktën 3.4 Ghz e procesorëve dhe multi proceset e njohur ndryshe si “Multi-Threading” të cilat AMD i injoronte prej vitesh.

Me fjalë të tjera duhet të presim muajin Mars përpara se kompania më në fund të lançojë procesorët e shumëpritur. /PCWorld Albanian

Tags >

AMD
Lajmet e fundit>