Harduer

Raport: Samsung Galaxy A5 do të lancohet në nëntor

Oct 8 2014
0 Shpërndarje
Raport: Samsung Galaxy A5 do të lancohet në nëntor

samsung_galaxy_a5_leaked_phonearenaNjë raporti i ditëve të fundit nga Sammobile, zbulon se smartfoni i serisë A nga Samsung, Galaxy A5 pritet të lançohet në muajin nëntor më një çmim prej 400$-450 $. I njëjti raport tregon se Galaxy A7 do të ketë një ekran full HD. Dizajni i smartfonit është bërë i njohur për publikun në sajë të disa imazheve të publikuara.

Në imazhe shihet se ky smartfon do të ketë vetëm pjesët anësore metalike dhe jo të gjithë kapakun. Në disa imazhe të tjera Galaxy A5 shfaqet së bashku me Galaxy A3 dhe Galaxy Alpha me qëllim për ti krahasuar. Aty duket qartë butoni i ndezjes dhe vendi ku futet karta në pjesët anësore.

Mendohet se Galaxy A5 do të ketë një ekran 4.8 inç HD, sistem operativ Android 4.4.4 KitKat, procesor Snapdragon 1.2GHz 410, 2GB RAM, Adreno 306 GPU, kamera 13 dhe 5 megapixel dhe 16 GB memorie. Smartfoni do të ngarkohet nga një bateri 2300mAh. Ndërkohë që Galaxy A7 pritet të ketë një ekran 5.5 inç HD dhe opsionin dual-sim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>