Analiza

Raport: Samsung Galaxy S5 do të marrë përditësimin Android 4.4.3 këtë muaj

Jun 15 2014
0 Shpërndarje
Raport: Samsung Galaxy S5 do të marrë përditësimin Android 4.4.3 këtë muaj

Can-the-Galaxy-S5-survive-under-water-as-long-as-the-IP58-certified-Xperia-Z2-videoNjë raport i ri sugjeron se Samsung Galaxy S5 do të marrë përditësimin Android 4.4.3 këtë muaj, ku ky përditësim do të vijë edhe në Samsung Galaxy S4 në muajin korrik. Ky është përditësimi më i shpejtë që kemi parë që një paisje të kalojë në një version Android më të ri në një kohë kaq të shkurtër.

Versioni 4.4.3 i Android u shfaq në fillimin e muajit qershor dhe deri tani vetëm versioni Google Play i Nexus dhe smartfonët Motorola e kanë marrë këtë përditësim të shumë pritur. Ky raport vjen nga një dokument i rrjedhur në internet i cili thotë se Samsung SM-G900F dhe SM G900H do të përditësohen këtë muaj me version 4.4.3 të Android. Përditësimi i pajisjes së parë do të jetë për të gjithë përdoruesit në gjithë botën, ndërsa për të dytin është një përditësim për modelet e Galaxy S5 në Amerikën e Veriut.

Për smartfonët që ofrohen nga kompanitë mobile përditësimet duhet të kalojnë në disa faza testimi derisa të aprovohen nga kompanitë respektive që do të thotë se do të marrë kohë derisa përditësimi final të vijë.

Versioni Samsung Galaxy S4 po ashtu është në axhendën e përditësimeve e cili citohet në raport me kodin GT-I9506. Ky përditësim i softuerit nuk do të sjellë shumë ndryshime, por një përformancë më e lartë është e sigurtë. Një dërgim i përditësimeve kaq shpejt në smartfonët Samsung nuk është parë asnjëherë më parë me përjashtim të pajisjeve Nexus. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>