Lajmet

Raport: Samsung mund të lançojë orën inteligjente Gear 3 muajin e ardhshëm

Aug 24 2014
0 Shpërndarje
Raport: Samsung mund të lançojë orën inteligjente Gear 3 muajin e ardhshëm

samsung_galaxy_gear_2_neo_mwc_jan_2014-100247553-largeRaportohet se Samsung do të lançojë një tjetër orë inteligjente Galaxy Gear, dhe këtë herë do të jetë më një ekran të lakuar. PocketNow pretendon se kanë të gjitha detajet lidhur me orën inteligjente Galaxy Gear 3 duke mos zbuluar shumë detaje rreth burimit të tyre të panjohur. Nëse raporti është i saktë, ekrani i Galaxy Gear 3 do të jetë në formë drejtkëndore, por jo me gjatësinë e Samsung Galaxy Gear Fit. Gjithsesi raportohet se ekrani do të jetë i lakuar ku pjesët fundore do të jenë më të ngushta.

Burimi vazhdon më tej duke pretenduar se do të largohet funksionaliteti i kamerës, por do të shtohet një funksion i valëve celulare radio. Është e paqartë nëse kjo është ora inteligjente e përfolur kohë më parë, Gear Solo, me kartë SIM të integruar dhe që mendohet se është në zhvillim aktualisht.

Lançimi i Gear 3 do të ishte ora e gjashtë inteligjente e Samsung që nga muaji shtator i vitit të shkuar kur kompania lançoi Galaxy Gear. Që atëherë Samsung ka lançuar Galaxy Gear 2, Galaxy Gear Neo, Galaxy Gear Fit dhe orën inteligjente me platformën Android Wear Gear Live.

Për çdo kompani tjetër, të tilla pretendime rreth lançimit të një ore inteligjente në një kohë kaq të shkurtër do të ishte e pamundur. Por Samsung shquhet për rekordet e tij të zëvendësimit të produkteve mjaft të suksesshme më të tjera edhe më cilësore. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>