Harduer

Raport: Samsung mund të sjellë tre variante të Galaxy S10-ës me skaner të shenjave të gishtërinjve në ekran

Jul 17 2018
0 Shpërndarje
Dy modelet e mëdha të S10-ës do të përmbajnë sensorë të shenjave të gishtërinjve në ekran thotë Kuo ndërsa modeli i vogël në pjesën e pasme të tij. Raport: Samsung mund të sjellë tre variante të Galaxy S10-ës me skaner të shenjave të gishtërinjve në ekran

Samsung është ende javë larg debutimit të Galaxy Note 9, por spekulimet kanë filluar jo vetëm për këtë të fundit por edhe Galaxy S10.

Sipas Business Insider, analisti Ming-Chi Kuo beson se S10-ta do të vijë me tre madhësi të ndryshme: 5.8-inç, 6.1-inç dhe 6.4-inç.

Këto përmasa janë të përafërta me ato të serive të reja të iPhone që priten këtë vit.

Dy modelet e mëdha të S10-ës do të përmbajnë sensorë të shenjave të gishtërinjve në ekran thotë Kuo ndërsa modeli i vogël në pjesën e pasme të tij.

Galaxy S9 shitet në dy modele, 5.8-inç dhe 6.2-inç me diferenca të vogla në memorie, kamera dhe RAM.

Analisti Kuo shquhet për informacionet që publikon rreth iPhone nisur nga aksesi që ka në zinxhirët e furnizimit.

Së fundi ka filluar të flasë edhe për planet e Samsung.

Kuo ka parashikuar se Apple do të adoptojë një strategji të ngjashme. Ende Galaxy S10 është shumë larg.

Por kompania ka lajme për ne kur të prezantojë me 9 Gusht Galaxy Note 9. Edhe pse është një flagship, telefoni nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>